Koleksioni i solidaritetit pas prezantimit të tij në “Kunsthale” në Vjenë, do të ekspozohet në Galerinë nacionale në Pragë

од admin_kult

Ekspozita “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare”. Koleksioni i Solidaritetit, MSU Shkup”/”No Feeling is Final. The Skopje Solidarity Collection, i cili për nëntë muaj u hap në një nga qendrat më të mëdha kulturore evropiane – “Kunsthale” në Vjenë, me vepra nga koleksioni unik i Muzeut të artit bashkëkohor- Shkup, do të hapet më 21 mars në Galeria nacionale në Pragë.

Nga koleksioni i përgjithshëm i artit të MSU, i cili përmban mbi 5300 vepra, në Vjenë u ekspozuan 94 vepra dhe 50 vepra të artistëve bashkëkohorë të përfshirë në këtë projekt. E konceptuar në mënyrë identike, ekspozita do të transferohet në Galerinë nacionale çeke dhe do të shtohen 54 vepra të tjera nga koleksioni i muzeut tonë.

Ky prezantim fillimisht ishte rezultat i bashkëpunimit mes MSU – Shkup dhe “Kunsthale”- Vjenë. Ekipi i kuratorëve “What, How & for Who”, i cili krijon konceptin e ekspozitës, përbëhet nga Sabina Saboloviq (Drejtoreshë e “Kunsthale”- Vjenë), Natasha Iliq dhe Ivet Curlin. Në Vjenë ekspozitën e përbërë nga vepra që artistë të njohur botërorë i dhuruan muzeut tonë në shenjë solidariteti pas tërmetit katastrofik të vitit 1963, u pa nga mbi 75 mijë vizitorë.

Ekspozita në Pragë do të qëndrojë e hapur deri më 29 shtator të këtij viti.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе