,,Dritarja e juaj drejt botës” është motoja nën arkivat e nesërme të filmit, muze dhe institucione në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me realizimin e ekspozitave, projeksione dhe ligjërata do të shënojnë Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizuale.
Me këtë rast në Kinemanë në ora 12:00 do të promovohet një edicion DVD me pesë filma artistik të restauruar në mënyrë digjitale. Edicioni i përmban filmat Tre Hane(1959) të Branko Bauer, Etje(1971) të Dimtrie Osmanli, Pjesa maqedonase e ferit (1971) të Vatrosllov Mimica, Baba (Të mallkuar jemi,Irina) (1973) të Kole Angollkovski dhe Haj-Faj (1987) të Vlladimir Bllazhevski.
Filmat në këtë edicion të DVD janë realizuar kronologjikishtnë një varg prej 28 vjetësh. Në dallim prej edicioneve tjera të DVD të filmave të restauruara në mënyrë digjitale nga e gjithë veprimtaria e autorëve( vëllezërit Manaki, Arseni Jovkov, Lubisha Georgievski, Branko Gapo, Stole Popov, Millço Mançevski, Kiril Cenevski), zgjedhja e filmave që restaurohen dixhitalisht, si pjesë e trashëgimisë kulturore, është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar të Kinemasë me arkivat tjerë të filmit nga ish Jugusllavia. Me respektimin e të gjitha protokollove shëndetësore në sallën e kinemasë në Kinema në ora 19:00 do të mbahen projeksione të filmave Zhdukja e Suzana Arsova (1992) të regjisorit Boris Damovski, Lufta e Parë Botërore, Kujtimet (WW1 REMEMBERING) dhe Fotografia 20-20 të Robert Jankullovski, profesor në Fakultetin e Arteve të Filmit në Universitetin Ndërkombëtar ,,Evropa Prima” në Shkup, dhe Pjesa maqedonase e ferrit nga Vatrosllav Mimica.
Kremtimi i Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audiovizuale filloi nga UNESKO, pastaj e pranuan dhe e morën edhe organet ndërkombëtare që bashkojnë organizatat dhe shoqatat e arkivit të filmit, muze dhe institucione që mirën me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të udhëhequr nga Këshilli Kordinues të Shoqatave të Arkivit Audiovizuale (CCAAA -Coordinating Councilof Audiovisual Archives Associatio).