Qendra Informative Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, të Premten pati përmbajtjen e saj të parë programore duke respektuar protokollet që u sollën në Republikën e Bullgarisë për mbajtjen e aktiviteteve në fushën e kulturës dhe në kushte të pandemisë nga Kovid 19.
Në QIK-Sofje u hap ekspozita e piktorëve maqedonas që morën pjesë në festivalin ndërkombëtar dhe koloninë ndërkombëtare të artit në Sozopol, nga 2016 deri në vitin 2019.
QIK e RMV-së dhe festivali i Frankofonisë “Solej” kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, kështu që kjo ekspozitë është dëshmi për atë. Janë ekspozuar vepra nga Andrijana Maciev, Mirjana Krstevska-Maseti, Marjan Zin, Ivo Pecov, Ivana Nasteski dhe Simonida Filipova-Kitanovska.
Në hapjen, e cila u mbajt me respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid, të ftuarit dhe disa prej artistëve përshëndetën drejtorin e QIK të RMV-së, Dr. Sashko Nasev dhe i “Solej”, prof. Dr. Dimitar Veselinov. Me njoftim paraprak, ekspozita është e hapur për vizitorët.