“Hipnozë” titullohet koncerti të cilin Filharmonia këtë të enjte do ta zhvilloj në ora 20:00. Në këtë koncert do të interpretohen tre vepra, ndër të cilat një nga koncetret më të famshme për piano- i Dyti nga kompozitori Rus,Sergej Rahmaninov.
Koncertin romantik nga Rahmaninov, do ta interpretojë pianistja maqedonase Marija Gjosevska nën dirigjim të maestro Antoni Vit, dirigjrent polak, fitues i çmimit “gremi”. Në program përfshihen edhe Serenatëpër orkestër frymore nga Rihard Shtraus dhe Serenatë për orkestër me hark nga Mjaçesllav Karloviç.