Gjatë tre ditëve të kaluara në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, morrën pjesë Flora Karagiana,drejtoreshë e Qendrës Europianë për Monumente Bizantike dhe Post-Bizantike dhe Maria Merzani,drejtoreshë në Drejtorinë për konservimin e monumenteve antike dhe bashkëkohore në Republikën e Greqisë.
Gjatë vizitës,ekspertët nga Republika e Greqisë me drejtorin e Institucionit Nacional “Instituti dhe Muzeu”-Prilep,Blagoja Atanasovskin,e vizituan manastirin Treskavec.
Vizita e tyre e punës vazhdoi në Prespë,ku së bashku me drejtoreshën e Institucionit Nacional, “Instituti dhe Muzeu” -Manastir,Meri Stojanovska dhe konservatorët kompetentë vizituan kishën “Shën Ilija” në fshatin Gërçar dhe kishën “Shën Gjorgji” në Kubrinovë.
Në Kubrinovë u diskutua për aktivitetet e ndërmara deri më tani,në fushën e konservimit të arkitekturës së kishës,dhe për aktivitetet që pasojnë,si dhe për projektin vijues-konservimin e pikturave murale.
Gjatë vizitës,ekspertët nga Greqia shprehën përshtypjet e tyre pozitive për qasjen profesionale në realizimin e aktiviteteve të deritanishme.
Vizita e punës vazhdoi me një vizitë në lokalitetit arkeologjik Heraklea Linkestis,ku Meri Stojanova kishte mundësinë për të diskutuar për rëndësinë e lokalitetit,por edhe për aktivitetet të cilat ndërmeren në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës të Heraklesë,në programën për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë,SMART-CUL-TOUR,si dhe projektin për konservim të arkitekturës dhe mozaikëve në Heraklea.
Vizita e punës vazhdoi me një vizitë në Ohër,ku mysafirët kishin mundësinë të njihen me historinë dhe aktivitetet aktuale të programit në Galerinë e freskave “Shën e Premtja” dhe “Shën Sofia”.
Vizita e Flora Karagiani,drejtoreshë e Qendrës Europianë për Monumente Bizantike dhe Post-Bizantike dhe Maria Merzani,drejtoreshn në Drejtorinë për konservimin e monumenteve antike dhe bashkëkohore nga Republika e Greqisë, filloi tre ditë më parë në Shkup me një vizitë të Muzeut Arkeologjik dhe një takim me ministren e kulturës Irena Stefoska.
Në takim ndër të tjerash, u inicua edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me Qendrën Europiane për Monumente Bizantine dhe Post-Bizantine,dhe ishte shprehur përgaditje për bashkëpunim konkret ndërmjet dy vendeve miqësore,me një fokus të veçantë në konservim dhe restaurim të trashëgimisë bizantine,trajnim të stafit profesional për mbrojtje,si dhe bashkëpunimin akademik dhe përgaditjen e punimeve.Në takim ranë dakord se bashkëpunimi do të formalizohet këtë pranverë,ndërsa disa nga projektet e përbashkëta do të mund të fillojnë këtë vit.