Mbështetje financiare për punonjësit e filmit dhe artistë tjerë dhe punonjësit e kulturës

од admin_kult

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së saj të 57-të të mbajtur më 26.05.2020, miratoi Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punonjësve të filmit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe një Dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare të artistëve dhe personave të tjerë fizik që kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera në fushën e kulturës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dhe të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.

Me këto Dekrete rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura e dhënies së mbështetjes financiare për punonjësit e filmit dhe artistëve dhe personave të tjerë fizikë që kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera, për pagesën e mjeteve financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, në shumën neto mujore prej 14.500 denarë.

Për këtë qëllim, Qeveria ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të zbatojë Dekretin për mbështetje financiare për artistë dhe persona të tjerë fizikë që kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera në fushën e kulturës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë Dekret janë të përfshirë artistë dhe persona të tjerë fizikë, të cilët në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari ose aktivitete të llojit tjetër në fushën e kulturës, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe që në mënyrë të pavarur ose përmes të drejtave të autorit ose llojit tjetër të marrëveshjes, marrin pjesë në realizimin e projektit të mbështetur në konkurset Vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2020 ose përsëri marrin pjesë në realizimin e projektit të mbështetur nga fondet ndërkombëtare, përkatësisht organizatat ndërkombëtare, i cili është anuluar për shkak të krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.

Ministria e Kulturës, në afat prej tre ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, do të publikojë në faqen e saj të internetit thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mbështetjes financiare. Në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës do të jenë në dispozicion kërkesa dhe deklarata për përmbushjen e kushteve të parashikuara me Dekretin, të cilat në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, duhet të dorëzohen në Ministri.

Dekreti për mbështetje financiare të punonjësve të filmit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme përsëri do të zbatohet përmes Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me Dekretin, shfrytëzuesi i mbështetjes financiare mund të jetë punonjës filmi-kërkues për mbështetje financiare, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili në pesë vitet e fundit ka punuar në të paktën tre filma të mbështetur nga Agjencia, si dhe në realizimin e filmave të mbështetur nga Agjencia, në prodhimin e të cilave kërkuesi për mbështetje financiare duhet të kishte marrë pjesë, e cila është anuluar ose shtyrë për shkak të krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19, e cila konfirmohet nga Agjencia.

Agjencia e Filmit, në afat prej tre ditëve nga hyrja në fuqi e këtij dekreti me fuqi ligjore, në faqen e saj të internetit duhet të shpall thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për punonjësit e filmit.

Kërkuesi i ndihmës financiare, brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së thirrjes publike, deri në Agjenci, duhet të dorëzojë kërkesë dhe deklaratë për plotësimin e kushteve, shtojcave që do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të Agjencisë.

Për shfrytëzimin e mbështetjes financiare të punonjësve të filmit të artistëve dhe personave të tjerë fizikë që kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera në fushën e kulturës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, do të vendoset nga komisione të veçanta që do të kryejnë kontroll në dokumentacionin e paraqitur, si dhe saktësinë e të dhënave.

Mbështetja financiare e këtyre dekreteve me fuqi ligjore nuk mund të realizohet nga kërkuesi i cili është i përfshirë me Dekretin për mbështetje financiare të artistëve të pavarur gjatë  gjendjes së jashtëzakonshme, i cili është në marrëdhënie të rregullt pune ose është marrës i pensionit në pajtim me evidentimin e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili realizon të ardhura të tjera për çfarëdo baze ose është i përfshirë me masa të tjera ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për menaxhimin e krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.

Kërkesë për të marrë mbështetje financiare të artistëve dhe personave të tjerë fizikë

Deklaratë për plotësimin e kushteve për marrjen e mbështetjes financiare

 

 

 

 

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе