Filmi artistik i metrazhit të shkurtër “Poli i veriut” nga regjisorja maqedonase Marija Apçevska,hyri në përzgjedhjen për Palmën e Artë në edicionin e ardhshëm të 74 të Festivalit në Kanë.Kjo është hera e parë që film i metrazhit të shkurtër maqedonas të jetë në garë për Palmën e Artë.”Poli i veriut” është përzgjedhur ndërmjet 10-të të nominuarve për çmimin prestigjioz nga 3.739 filma të paraqitur,njoftuan nga festivali.
Përzgjedhja e filmave të metrazhit të shkurtër,duke përfshirë edhe vepra nga Brazili,Danimarka,Kina,Franca,Hong Kongu,Irani,Portugalia dhe për të parën herë edhe nga Kosova,do të shfaqet më 16 korrik,ndërsa fituesi do të shpallet në ceremoninë përmbyllëse të festivalit më 17 korrik.
Në vitin 1991,regjisori maqedonas Mitko Panov,e fitoi çmimin Palma e Artë,për filmin me metrazh të shkurtër “Me duart e ngritura” i cili ishte i inçizuar në vitin 1985,ndërsa në Kanë mori pjesë si një film nga Polonia,për shkak se autori e inçizoi gjersa studionte në Shkollën për Film në Logj.
Apçevska e xhiroi filmin 15-të minutësh në janar në Shkup dhe në Makedonska Kamenicë,sipas skenarit të saj,ndërsa në produksion të “Kino Oko”.Rolet kryesore i lujanë Antonija Belezelkoska dhe Luka Mitev.Drejtor i fotografisë është Vladimir Samoilovski,skenograf Kiril Spaseski,ndërsa kostumet janë nga Biljana Grgur.
Filmi është në koprodukcion ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.Producent është Robert Naskov,ndërsa koproducent Milosh Lubomiroviq dhe Goran Todoriq.Ishte i mbështetur me 2.2 milion denarë (rreth 35.000 euro),nga Agjencia Maqedonase e Filmit në konkursin në vitin 2019.
Pas filmave të shpërblyer “Bardo,”(2012) dhe “Ambi” (2017),ky është filmi i tretë i metrazhit të shkurtër nga Apçevska.