“Kultura filmike” është titulli i manifestimit,i cili do të zhvillohet prej sot e deri më 26 gusht.Ngjarja është pjesë e kremtimit të qeverisë për 30 vjetorin e pavarësisë.
Proeksionet dhe koncertet do të zhvillohen në: Qendrën për Kulturë në Tetovë nga 20 deri më 22 gusht,Qendrën për Kulturë në Manastir nga 20 deri më 22 gusht dhe në Kinotekën në Shkup më 22,25 dhe 26 gusht.Do të shfaqet përzgjedhja e filmave të shkurtër,dokumentarë dhe filmave artistik nga produksioni maqedonas.
Në kuadër të manifestimit do të ketë edhe akademi solemne me temë “Filmi artistik maqedonas në dekadën e ardhshme”, dhe në secilin qytet do të zhvillohen koncerte me muzikë filmike të titulluara “Filmi mund të dëgjohet”.