Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, të cilën e flasin më sëpaku 20 përqind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në fillimin e trajnimit për përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedone në shqip, dhe nga gjuha shqipe në maqedonisht, dhe trajnimit për lektorë në gjuhës shqipe.
Duke e përshëndetur iniciativën, ministrja Stefoska tha se nevoja për njohje profesionale të gjuhëve dhe përdorimin e tyre në sferën publike është me rëndësie thelbësore për funksionimin e jetës së përditshme, dhe për këto arsye, qëllim dhe nevojë e përbashkët e jona është ngritja e cilësisë së përdorimit të gjuhëve, ku përkthimi e ka vendin e tij qendror.
“Kujdesi për gjuhën amtare do të thotë, kujdes për pasurinë më të madhe që mund ta posedojë një popull. Është përgjegjëisa jonë e madhe si shoqëri, si qytetarë të këtij shteti, si politikanë që, të kujdesemi për gjuhët të cilat fliten në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke u nisur nga këto arsye, qëllimi dhe nevoja jonë e përbashkët është ngritja e cilësisë për përdorimin e gjuhëve, ku përkthimi e ka vendin e tij qendror”, deklaroi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.
Ajo shtoi se planifikohet edhe zhvillimi i një programi për mbështetje të përkthyesve të cilët merren me letërsi artistike, si filologët e rinj të cilët kanë mbaruar anglisht, rumanisht dhe gjuhë të tjera.
Mbështetja për tajnimin e lektorëve të gjuhës shqipe, tha Stefoska, paraqet kultivim të derjtë të shprehjes së gjuhës, dhe për këto arsye, Ministria e Kulturës planifikon të vendos edhe licencat për lektorë në gjuhën shqipe.