Filmi me titull”Kajmak”në regji të Milço Mançevskit,në të cilën Maqedonia e Veriut është bartëse e projektit,si dhe filmat dhe koproduksionet”Të gjallë dhe të shëndoshë”dhe”Lugina e Sharkos”në të cilën ka pakicë pjesëmarëse tëkoproduksionit maqedonas,janë të mbështetur nga Fondi europian për koproduksion dhe distribuim të veprave kreative kinematografike dhe audiovizuele-Eurimazh,në sesionin e parë për vitin 2021.
Në sesionin e 162 të tij të regullt,i cili u mbajt prej 16 deri më 19 Mars,Eurimazh finansiarisht mbështeti 24 koproduksione filmash ndërkombëtar nga gjithsej 49 projekte të paraqitura.
Në kategorinë e filmave me gjatësi të plotë,Eurimazh më së larti e kategorizoi projektin”Kajmak”të Milço Mançevskit,i cili është koprodukcion në shumicë maqedonase në bashkëpunim me Danimarkën dhe Bullgarinë.
Në këtë kategori është i mbështetur edhe projekti”Të gjallë dhe të shëndoshë”në regji të Ivan Marinoviq,koproduksion ndërmjet Malit të Zi, Serbisë,Kroacisë dhe Republikës Çeke, në të cilën Maqedonia e Veriut është koproduksion pakicë në pjesëmarrje.
Ndërsa në kategorinë e filmave dokumentar, notë të lartë fitoi projekti”Lugina e Sharkos”në regji të Petra Selishkar,në koprodukcion ndërmjet Francës dhe Slovenisë, në të cilën gjithashtu Maqedonia e Veriut është koproducent me pakicë pjesëmarrje.