Në Muzeun e Maqedonisë nesër,të mërkurën më 16 qershor në ora 20:00 do të jetë e hapur ekspozita e fotografive “Persona afrikan”,e fotografes së shquar maqedonase Biljana Jurukovski.
Në kuadër të ekspozitës do të jenë të prezantuara më shumë vepra të krijuara gjatë kohës së udhëtimeve të autores nëpër Afrikë.Për këtë udhëtim magjik nëpër Afrikë, do të mund të flisni me fotografen Biljana Jurukovski në takimin që do të zhvillohet më 17 qershor në ora 12:00 në Muzeun e Maqedonisë.
Pas ekspozitave mbreslënëse “Fantazmat e Afrikës” dhe “Afrika në Maqedoni”,kuratori Goce Naumov,përmes ekspozitës “Persona Afrikan”,e vazhdon historinë për kulturat afrikane.Kjo ekspozitë poashtu do të shoqërohet me ligjërim nga ai,për popullin Suri,që do të mbahet më 23 qershor në ora 12:00.
Ekspozita është e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.