Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 maj,sot më 17 maj në ora 13:00 në sallën e ekspozitave të Muzeut të Qytetit të Negotinës,do të hapet ekspozita me titull “50 vite takime të Racinit”.
Ekspozita e cila është e organizuar nga Institucioni Komunal Muzeu i Qytetit të Negotinës në bashkëpunim me Institucionin Lokal Muzeu Kombëtar i Velesit,përmban 23 panoa me fotografi,tekste,dokumente në të cilat janë të prezantuar fituesit e manifestimit “Takimet e Racinit”, i cili zhvillohet një herë në vit,në qershor në Veles.
Ekspozita,të cilën e hartuan një ekipë ekspertësh historianë nga Institucioni Lokal Muzeu Kombëtar i Velesit,për publikun do të jetë e hapur deri më 4 qershor.