Nën moton “Përsëri po hyjmë në filmin tonë”, nga 25 qershori fillon edicioni i tretë i manifestimit “Korniza e artë” – Ditët e filmit maqedonas,në organizim të Shoqërisë të punonjësve të filmit në Maqedoni.
Në kuadër të manifestimit “Korniza e artë”,e cila do të zgjasë tre ditë,publiku maqedonas do të ketë mundësinë ti shohë të gjitha filmat të cilat u realizuan vitin që lamë pas më 2020,në produksion të shumicës nga Agjencia e filmit.
Filmat për herë të parë këtë vit do të shfaqen në dy lokacione në Qendrën Kulturore Rinore – Kinemanë “Frosina”,dhe në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut,kinemanë “Verë e qetë”.
Të gjitha projeksionet e filmave dokumetar,filmave të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë janë falas,ndërsa pas çdo projeksioni publiku do të ketë mundësinë ta njoh ekipin që ka punuar në film dhe të marrë pjesë në diskutim të hapur.