Nën organizim të Qendrës Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Republika e Shqipërisë, gjatë muajit shtator do të realizohen dy shfaqje muzikore.
Më 7 shtator, në Tiranë do të prezantohet trioja me violinë e femrave maqedonase “Trinity Strings” e udhëhequr nga violinistja Irena Stojanovska, e cila është muziciente profesionale e orkestrës pranë Operës dhe Baletit Nacional. Performanca do të jetë me karakter të hapur, ndërsa trioja do të interpretojë nga repertuari muzikës klasike dhe tangos. Koncerti është humanitar, ndërsa donacionet do t’i dhurohen Qendrës për Fëmijë me Sindromën Down në Tiranë.
Më 18 shtator në Pogradec, është paraparë koncert i xhaz kuartetit maqedonas “Çupa” (Chupa). Koncerti mbahet në kuadër të edicionit të 10-të jubilar të festivalit me renome “Tirana Xhaz Festival”, i cili nga 10 shtatori deri më 10 tetor do të realizohet në disa qytete të Shqipërisë. Në xhaz kuartetin “Çupa”, performojnë muzicientë të shquar të zhazit maqedonas: Oliver Josifovski në kontrabas, Slavço Kocev në bateri, Kiril Kuzmanovski në saksofon dhe flaut, dhe Filip Dimishkovski në klaviatyrë.
Drejtori i QIK maqedonase në Tiranë, Zlatko Origjanski informon për aktivitete të intensifikuara gjatë periudhës së ardhshme, si dhe për përgatitjen e ekspozitës për Nënë Terezën.