Forumi i kulturave sllovene (FKS) me seli në Lubljanë, qëllimi i të cilave është afrimi dhe stimulimi i bashkëpunimit të kulturave midis shteteve sllave, si dhe afirmimin e përbashkët të kulturës së tyre në botë, dhuruan komplet prej pesëmbëdhjetë romane të botuara në gjuhën maqedonase, dhjetë bibliotekave dhe institucioneve tjera kulturore dhe manifestimeve në vend.
Kompleti i pesëmbëdhjetë romaneve, është botuar në kuadër të projektit ,,100 romane sllave” i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe në vendin tonë dhe është zbatuar për shumë vite nga shtëpia botuese ,,Sllovo”, përveç tre viteve të para kur e zbatuan ,,Makavej” dhe ,,Makedonika literatura”. Projekti afatgjatë ,,100 Romane Sllave”, i cili është një nga projektet më të rëndësishme të Forumit të kulturave sllave me të cilën vendi ynë është përfshirë më aktivisht, ka për qëllim promovimin e letërsisë bashkëkohore sllave, e shkruar pas rrënjës së Murit të Berlinit dhe është shembull i suksesshëm i shkëmbimit letrar midis popujve sllavë, duke vendosur lidhje të ngushta midis shkrimtarëve, përkthyesve dhe lexuesve sllavë.
Projekti përbëhet ashtu që secili shtet-anëtarë ka propozuar listë me 10 romane , më vonë zgjerohet me 12 dhe mbi bazë reciproke secili vend përkthen dhe boton një ose më shumë romane në vit.
Deri më tani te ne janë realizuar 15 edicione, afërsisht po aq romane nga romancierë maqedonas janë botuar në vendet anëtare të Forumit. Zgjedhja në cilat institucione të kulturës do tu ndahet kompleti u bë nga shtëpia botuese ,,Sllovo” dhe përfaqësuesit maqedonas të Forumit.
Fondacioni ndërkombëtar ,, Forumi i kulturave sllave” është organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2004 me iniciativë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimet e organizatës janë afrimi dhe stimulimi i bashkëpunimit kulturor midis shteteve sllave, si dhe afirmimi i përbashkët të kulturës së tyre në botë.
Shtete-anëtare të Forumit janë Republika e Maqedonisë së Veriut , Sllovenia, Federata Ruse, Bjellorusia, Ukraina, Republika e Serbisë, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kroacisë, Republika e Bullgarisë, Polonia, Sllovakia dhe Republika e Çekisë. Republika e Maqedonisë së Veriut, një ndër vendet themeluese të Forumit të kulturave sllave (FKS), përmes Ministrisë së Kulturës, që nga fillimi ka marrë pjesë aktive pothuajse në të gjitha iniciativat dhe aktivitet e kësaj organizate ku qëllimi është ruajtja e traditave kulturore të popujve sllav dhe promovimin e tyre si vlera të qëndrueshme dhe universale në kornizë globale.
Si shtet-anëtarë të Forumit, Republika e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Kulturës në periudhën e kaluar ishte nikoqir në takimet e Këshillit dhe Këshillit programor të Forumit të kulturave sllave, si dhe organet më të larta të tij. Gjatë muajit nëntor të viti 2020, FKS me konsultim të shteteve –anëtarë e sjellë programin me aktivitetet e vitit 2021, me të cilën shteti jonë, Ministria e Kulturës i propozon aktivitet në vijim-ekspozitë të edicionit ,, 100 romane sllave” sepse ky projekt në vitin 2021 shënon jubileun e 15 vjetorit dhe promovimin e aktiviteteve të FKS.