“Kinema e udhëtimit Evropian nën qiell të hapur”, është titulluar programi i ri i Festivalit të Filmit Evropian “Cinedays”,i cili fillon sot dhe nesër më 25 dhe 26.06.2021 në Sheshin e Qytetit në Kriva Pallankë.Cinedays,fillon programin në nder të 20 viteve të egzistimit të tij si një projekt i përbashkët i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Qendrës Kulturore të Rinisë.
Kinemaja e udhëtimit do të shfaqë 12 filma: gjashtë filma evropianë të xhiruara gjatë viteve të fundit dhe gjashtë filma maqedonas të mertazhit të shkurtër,disa prej tyre të shpërblyera në festivale të ndryshme të filmit.
Kinemaja e udhëtimit vazhdon në Strumicë më 3 dhe 4 korrik (Parku i Qytetit dhe Shtëpia e ARM-së) dhe në Strugë më 9 dhe 10 korrik (Qendra për Kulturë,skena verore).Projeksionet fillojnë në ora 21:00,dhe do të jenë të shoqëruara me diskutime nga kritiku i filmit Vlatko Galevski dhe mysafirët e tij.