Sot në Paris u zhvillua kremtimi ndërkombëtar i Blaze Koneskit,në nder të 100 vjetorit nga lindja e tij,ndërsa kremtimi u zhvillua në ditën botërore të poezisë, të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e shënoi në UNESKO.Më këtë rast zyrtarisht ishin të shpallur fituesit e “Kurorës së artë të Mbrëmjeve Strugane të poezisë” dhe fituesit e çmimit “Urat e Strugës”.
“Blaze Koneski ështe kunintet i gjuhës poetike në krijimtarinë e të cilit përmbahen urtësia dhe mendimet e sfidave ekzistuese”,theksoi kryetari i shtetit Stevo Pendarovski nëpërmjet drejtimit të tij online.”Ai në mënyrë suptile na e shpjegoi gramatikën e jetës,duke krijuar shtyllë ku mundet të mbështetet jo vetëm vazhdimësia e një kulture nacionale,por është me vlerë edhe për botën poetike dhe trashëgiminë e të menduarit” shtoi Pendarovski.
Duke u përkujtuar që 100 vjetori i lindjes së Koneskit është i regjistruar në kalendarin e jubileve të rëndësishëm të mbështetur nga UNESKO, ministrja e kulturës Irena Stefoska,deklaroi se ky kremtim paraqet një homazh për të ariturat univerzale të poezisë dhe gjuhëve të ndryshme në botë.”Jo rastësisht sot në UNESKO poezitë e Koneskit, nuk i dëgjuam vetëm në gjuhën maqedonase por edhe në gjuhë të tjera: theksoi Stefoska, duke vazhduar se “Fjala e poetit nuk njeh kufi nga i cili do lloj, dhe nuk duhet të njoh”.
Gjatë homazhit, këngë të Koneskit në disa gjuhë i lexuan përfaqësues të lartë diplomatik:Ferit Hoxha (Shqipëri),Veronika Rozhe-Lakan (Francë),Leonora Kleinova (Republika Çeke), Metka Ipavic (Slloveni), Danijela Çubrilo (Serbi), Gazi Gereri (Tunis) dhe Mikael Shulv (Suedi).
“Duke e pranuar ftesën tonë për të marrë pjesë në këtë ngjarje, secili nga ata pranoi ta vë gurin e tij në mozaikun shumëgjuhsor të poezisë së Blazhe Koneski, të cilën ia dhurojmë botës me rastin e Ditës botërore të poezisë” deklaroi ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Paris dhe përfaqësuese në UNESKO,Jadranka Çaushevska Dimov.
Poezi të Koneskit në gjuhë maqedonase lexoi Gjoko Zdraveski, lektor i gjuhës maqedonase në Institutin e Parisit INALKO, ndërsa shqyrtimin e shkurtë të “Blazhe Koneski- virtuoz i gjuhës poetike” në gjuhën franceze e lexoi poetja maqedonase Tanja Karmzova Kostigliola.
Gjatë zhvillimit të ngjarjes kulturore, ambasadorja Çaushevska Dimov zyrtarisht i shpalli emrat e laureatëve të “Kurorës së artë të Mbrëmjeve Strugane të poezisë”, dhe të çmimit “Urat e Strugës”
Këtë vit çmimi i “Kurorës së artë” i takoi Kerol En Dafi, e lindur në Glazgov në vitin 1955, njëra nga poetet më të shquara bashkëkohore në Britani të Madhe, autore e pesëdhjetë librave dhe fituese e çmimeve të rëndësishme letrare dhe dekoratave më të larta, përfshirë titullin nderi Zonjë –Komandante e Rendit të Perandorisë Britanike (2015) dhe Poet- Laureat i Mbretërisë së Bashkuar (2009-2019)
Çmimi për librin poetik debitues të ndarë në bashkëpunim me UNESKO-n “Urat e Strugës” i takoi Vladan Kreçkoviq, i lindur në Beograd në vitin 1988.
Libri i shpërblyer Paris, Teksas, i titulluar sipas filmit të Vim Venders, në një mënyrë suptile dhe jopretencioze flet për ndarjen e dashurisë patetike dhe ofron një perspektivë më ndryshe të kësaj teme të përjetshme.
Shënimi i Ditës botërore të poezisë dhe 100 vjetorit nga lindja e Koneskit në UNESKO, përfundoi me ekzekutim të duos SoliPse- Flautistja maqedonase Elena Stojçeska dhe gitaristit fracez Romen Petio, të cilët interpretuan dy vepra nga muzika maqedonase popullore “Zajdi zajdi dhe Gajdarsko oko”- në aranzhman të Miroslav Tadiq.
Ngjarjen që u zhvillua në selinë e UNESKO-s në Paris,mund ta ndiqni në linkun në vijim:https://youtu.be/i0CzJURAbs0