Islahaneja në Manastir,objekt nga viti 1894-1899 është vënë nën mbrojtje,me një akt të cilin e miratoi Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore,me propozim nga Institucioni Nacional Enti dhe Muzeu i Manastirit.
Ministrja e kulturës Irena Stefoska,në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të monumenteve dhe lokaliteteve,para Islahanes së Manastirit,njoftoi se është filluar iniciativa për mbrojtjen e këtij objekti të rrallë,i cila daton nga peiudha osmane,i cili është një nga tre objektet në Ballkan,përpos Islahanes në Selanik dhe në Shkup.
Islahaneja është pjesë e shkollave dhe akademive të vjetra turke në Manastir,në të cilën profesor ishin të famshmit Tefik Beu dhe Efendi Danali me nxënësit e tyre Kemal Ataturkun dhe Ali Festi Beun.Shkolla ka filluar të punoj në vitin 1900 dhe ka qenë e financuar nga mjetet e shtetit.Në këtë shkollë janë arsimuar fëmijë të cilët kanë qenë jetim apo të cilët i përkisnin familjeve të varfëra,kështu që në të njëjtën kohë funksioni i tij ka qenë jetimore dhe shkollë.
Islahaneja paraqet një objekt i cili sipas vlerësimit të institucionit kompetent Institucionit Nacional Enti dhe Muzeu i Manastirit,i përket kategorisë së të mirës që supozohet se është një trashëgimi kulturore që meriton të vihet nën mbrojtje për shkak të vlerave të saj historike,kulturore dhe shkencore.
Me aktin e mbrojtjes së përkohshme,përcaktohen kufijtë e së mirës dhe zonës së saj të kontaktit,si dhe regjimin e mbrojtjes,me të cilën përcaktohen kufizimet që dalin nga statusi i mbrojtjes.Afati i mbrojtjes së përkohshme në përputhje me ligjin është paraparë për një vit,në të cilin institucioni kompetent Enti dhe Muzeu i Manastirit,duhet të përgadisë një raport për vlerësimin e së mirës,me të cilin do të mundësojë miratimin e një akti për mbrojtje,përkatësisht mbrojtjen e tij të përhershme si trashëgimi kulturore.