Shoqata e Kritikëve të Artit Figurativ “AIKA Maqedoni”,ndau çmimin “Lladisllav Barishiq”,në lëminë e kritikës së artit figurativ për vitin 2021.Komisioni i përbërë nga: Mira Gaqina,Vladimir Jançevski dhe Maja Çankulovska – Mihajlovska,vendosi çmimi “Lladisllav Barishiq” për vitin 2021,ti ndahet projektit “Performanca politike si një fushë e zgjeruar në Maqedoni në vitet 90-ta”,nga Biljana Tanurovska – Qulakovski dhe Ivana Vaseva,për shkak të rëndësisë së temës në kontekstin e sotëm kulturor dhe shoqëroro politik.
Performansi,sipas autoreve,si një nga llojet e artit të natyrës liminale dhe kufitare ,dhe kuptimit të zgjeruar,e cila përhapet përtej artistikes dhe estetikes,krijon harta të ndryshme dhe lë gjurmë të cilat janë nën ndikim të rrethanave socio politike,ekonomike dhe kulturore në një periudhë,kohë dhe hapësirë të caktuar,dhe kështu krijojnë rrjeta të shumta kuptimesh.
Biljana Tanurovska – Qulakovski është producente,kuratore dhe studiuese,e cila ndërthur njohuritë,përvojën dhe kuptimet e prodhuara në fushën e politikës kulturore,menaxhimit kulturor,teorisë së artit dhe performancës,arteve performuese dhe teorinë kritike.Në vitin 2003,ajo e bashkëthemeloi Shoqatën e Qytetarëve LOKOMOTIVA – Qendra për iniciativa të reja për art dhe kulturë,ku punon si drejtoreshë e programit.
Ivana Vaseva (1984 Shkup) është kuartore dhe studiuese e punëve dhe programeve ndër disiplinore,veprave dhe programeve bashkëpunuese dhe të angazhuara në artin bashkëkohor vizuel.Deri më tani ka qenë kuartore dhe ka prezentuar shumë ekspozita,projekte diskursive dhe programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit,si dhe ka botuar dhe redaktuar disa publikime.Për projektin “Kjo godinë flet (me të) vërtetë”,e mori çmimin prestigjioz “Triga e Artë”,në Kuadrialen e Pragës për performancë,dizajn dhe hapësirë në vitin 2019 (kuratore e projektit).
Ndarja e çmimit është mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Qytetit të Shkupit.