Të hënën më 12.07.2021 në Ohër,në mënyrë solemne do të hapet edicioni i 61-të i manifestimit tonë më të madh muzikoro-skenik-Festivali “Vera e Ohrit”.
Hapja e festivalit do të bëhet në shenjë të të madhit Petar Iliç Çajkovski,me çka Opera dhe Baleti Nacional do të interpretojë triologjinë e baletit të përbërë nga veprat:”Liqeni i Mjellmave”,”Arrëthyesja”,dhe “Bukuroshja e fjetur”,si dhe pjesë nga baleti “Ana Karenina” dhe opera “Eugenie Onegini”.Bëhet fjalë për projekt madhështor,me mbi 90 artistë që do të interpretojnë në skenën e Teatrit Antik.
Këtë vit në të gjitha skenat e festivalit,në Teatrin Antik,rrethinën e “Shën Sofisë”, Sarain e Poshtëm,katedralen “Shën Sofia”,do të realizohen 34 koncerte artistike nga emra të shquar nga fusha e muzikës,si dhe gjashtë shfaqje teatrale.Gjatë 40 netëve të festivalit,në skenat verore dhe në “Shën Sofia”,do të defilojnë rreth pesëqind artistë nga 18 vende.
Ngjarjet në “Verën e Ohrit”,do të zhvillohen sipas protokollove të përshkruara,gjë që do të mundësojë që shfaqjet e artistëve të shquar të ndiqen nga një numër më i madh i adhuruesve të artit të muzikës dhe artit të dramës.