Sot në mesditë, në moshën 95 vjeçare,ndrroi jetë prof. Dr. Trajko Stamatoski,profesor i i fundit i gjallë nga gjenerata e parë të prof. Blaze Koneski.
Telegramë ngushllimi deri tek familja dërgoi gjithashtu ministrja e kulturës Irena Stefoska, duke deklaruar se Stamatoski, përmes karrierës së tij të gjatë dhe jashtëzakonisht të frytshme, la një pasuri të paçmuar të punimeve shkencore dhe profesionale, gjë që e bëri atë një nga studiuesit dhe afirmatorët më të rëndësishëm të gjuhës letrare maqedonase.”Përmes trashëgimisë së tij bibliografike, e cila përmban mbi 500 njësi bibliografike nga fusha e historisë, dialektologjisë, onomastikës, gjuha bashkëkohore ka forcuar bazat e gjuhës letrare maqedonase.
Faleminderit gjithashtu për mbështetjen e tij të sinqertë për kujdesjen e veprës së Blaze Koneskit përmes veprimtarisë së tij afatgjatë në Fondacionin për Gjuhën Maqedonase “Nebregovo”. “Ruajtja dhe kujdesi për trashëgiminë e tij shkencor në të ardhmen mbetet detyrimi i ynë si kulturë dhe si shtet”, thuhet në telegramën e ngushëllimit.Trajko Stamatoski diplomoi në Fakultetin Filozofik (gjenerata e parë e grupit në gjuhën maqedonase) në Shkup (1950), dhe ishte doktor nderi i shkencave filologjike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup.Ai është njëri nga përpiluesit e Fjalorit të Gjuhës Maqedonase (I 1961, II 1965, III 1966).
Ai ishte lektor, redaktor dhe udhëheqës i Departamentit të Programit të Radio Shkupit, përkthyes dhe bashkëpuntor në Tanjug, udhëheqës i Departamentit të Onomastikës (që nga themelimi i tij në 1966), këshilltar shkencor dhe drejtor i Institutit për Gjuhën Maqedonase “Krste Misirkov”.Përpos asaj, ai ishte President i Shoqatës së Përkthyesve të Maqedonisë, Sekretar i Shoqatës së Gjuhës Maqedonase, Sekretar i Komitetit Sllav të Maqedonisë dhe President i Shoqatës së Shoqërive Sllave të Jugosllavisë. Ai ishte autor i disa librave dhe rreth 500 artikujve profesional dhe shkencorë.Stamatoski ka qenë Kryetar i Fondacionit të Gjuhës Maqedonase “Nebregovo” që nga themelimi i tij (2001), i cili boton veprat në lidhje me jetën dhe krijimtarinë e Blaze Koneskit.