Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së akademikut Georgi Stardellov

од admin_kult

Në moshën 90 vjeçare ndërroi jetë akademiku Georgi Stardellov, filozof, estetist, eseist, kritik letrar, antologjist, teoricient dhe historian i kulturës, kryetar i mëhershëm i ASHAM dhe një prej akademikëve më aktiv dhe eminent të vendit. Lajmin e kumtoi Fakulteti Filozofik ku ishte professor (1966-1995) dhe dekan (1975-1977).

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së akademikut Stardellov dërgoi edhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska.

“Personaliteti i akademikut Stardellov, si një filozof, dhe estetist, si filozof i kulturës dhe kritik letrar, është i ngulitur thellë në themelet e kulturës dhe historisë maqedonase. Shpirti i tij i palodhur, kurioz dhe jashtëzakonisht hulumtues vazhdimisht i zhvendoste kufijtë, ku me çdo vepër të re të tij në mënyrë të mahnitshme e pasuronte korpusin e thesarit intelektual maqedonas”, thuhet në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes.

Me rastin e vdekjes së akademikut Georgi Stardellov, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup do të mbajnë një Seancë të përbashkët komemorative më 13 janar (e mërkurë) të vitit 2021, në ora 10, përmes një lidhjeje të videokonferencës përmes internet komunikimit.

Akademiku Georgi Stardellov ka mbaruar Fakultetin Filozofik në grupin filozofi, në Universitetin e Beogradit (1953), ndërsa studimet postfilozofike i ka kaluar nëpër disa universitete gjermane (Mynih, Frajburg dhe Frankfurt). Ka doktoruar në shkencat filozofike (1965). Ka qenë profesor i Fakultetit Filozofik në Shkup, dekan i tij, dekan i parë i studimeve interdisiplinare të gazetarisë, kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë, kryetar i qendrës PEN të Maqedonisë, kryetar i Shoqatës së filozofëve të Jugosllavisë dhe të Maqedonisë, anëtarë i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, kurse ka qenë edhe anëtar nderi i Asociacionit të Artistëve Spanjoll pranë Akademisë Mbretërore Spanjolle dhe profesor dhe mysafir i disa universiteteve evropiane dhe amerikane. Veprat dhe punimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ishte anëtar i ASHAM nga viti 1986, ndërsa ka qenë edhe nënkryetar (2000-2004) dhe kryetar (2008-2011). Akademiku Georgi Stardellov ka publikuar mbi 20 libra autorial, ndërsa në vitin 2000 janë publikuar veprat e zgjedhura në nëntë vëllime. Ka përkthyer dhe ka redaktuar shumë vepra dhe autorë kapital filozofik.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе