“Rrëfimi kamertal” është titulli i koncertit të Filharmonisë i cili do të zhvillohet të Enjten në ora 19:00,në të cilin si solistë do të performojnë Elena Dojçinovska (flautë) dhe Vladimir Lazarevski (oboa).Koncerti do të jetë nën dirigjim të Konrad van Alfen nga Holanda,ndërsa programi përfshin veprat:”Konçerto da kamera për flautë dhe për bririn anglez” nga Oneger dhe Simfonia Kamertale op.73 ndërsa nga Shastakoviç (arr.R.Barshai).
Dirigjenti i etabluar holandezo-jugoafrikan Konrad vanAlfen është drejtor artistik dhe dirigjent kryesorë i Orkestrës Simfonike në Roterdam.Gjithashtu ai është mysafir dirigjent në orkestrat e qendrave të mirënjohura kulturore në Novosibirsk dhe në Shën Petersburg.
Elena Dojçinova përpos që është pjesë e Orkestrës së Fillharmonisë,është në mënyrë aktive e pranishme edhe në skenën e muzikës maqedonase si një soliste dhe muziciente kamertale.Vladimir Lazarevski ka diplomuar dhe magjistruar në vitin 2003 në Akademinë Nacionale të Muzikës “Panço Vladigerov” në Sofje të Bullgarisë,në klasën e prof.Georgi Zheljazov,ndërsa në vitin 2013 u bë doktor i shkencave të muzikës dhe artit në fushën e muzikës kamertale dhe të obosë.