Mirë se erdhëm në terapinë më të mirë për të cilën nuk na nevojitet “termini im”, nuk nevojit udhëzim nga mjeku amë,mendim i një specialisti dhe “recetë për ilaç”.Sepse buzëqeshja është ilaç.Prandaj,mirë se erdhëm në “Ditët e Komedisë”- ku,nëse jo në Kumanovën tonë – tha ministrja e Kulturës Irena Stefoska,mbrëmë në Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë,në hapjen e edicionit të 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Ditët e Komedisë”.
Në fjalimin e saj të shkurtër,Stefoska theksoi se komedia është zhanri më i vështirë për autorin por edhe për aktorët.
Prandaj,falënderoj të gjithë ata që punojnë me gjithë zemër për buzëqeshjen tonë,për duartrokitjen tonë – tha ministrja e Kulturës,e cila rrikujtoi se humori ndonjëherë ka shije të idhët,sepse gjatë historisë komeditë më të mëdha janë shkruar në kohët më të vështira të njerëzimit.
Për fat të keq,ende po kalojmë në një kohë kaq të vështirë.Pandemia botërore dhe kjo jetë me maska dhe distanca i ndryshuan edhe fytyrat tona.Komedia nuk është gjithmonë vetëm qesharake.Komedia është provokuese.Si do ta pranojmë varet nga ne – qoftë me zemër apo me buzëqeshje të thartë – shtoi Stefoska.
Edicioni i 24-të i “Ditëve të Komedisë” filloi me shfaqjen “Remi parti” në regji të Violeta Xholeva,dhe me interpretim të aktorëve nga Teatri i Dramës: Gjokica Lukarevski dhe Maja Velkoviq – Panovska.Në skenën e Qendrës për Kulturë të Kumanovës,mbrëmë aktores Stojna Kostovska iu dha mirrënjohja “Vasil Iloski” për kontributin e veçantë të dhënë në zhvillimin e artit teatral në vend.
Mbrëmjen e sotme në repertoarin e festivalit është shfaqja “I sëmuri ireal “ në Teatrin e Kumanovës,ndërsa do të luhen dhe shfaqje të Teatrove nga Shtipi,Strumica si dhe të Teatrove nga Vinkovci,Prishtina,Sarajeva dhe Beogradi.