Në oborrin e kinotekës verore të kinemasë “Verë e qetë” sot më 26 maj,regjisorit Kole Manev dhe montazhistit Spase Tasevski,do t’ju dorëzohet çmimi i këtij viti “Objektivi i Artë” mirënjohje të cilat Kinoteka e R. së Maqedonisë së Veriut i ndan çdo vit me rastin e ditëlindje së saj.Manevski dhe Tasevski do të marrin plaketa dhe emblema të përshtatshme të stilizuara në frymën e vlerave kinematografike.
Me rastin e ditëlindjes,gjegjësisht datës së sjelljes së Ligjjit për Themelimin e Kinotekës së Maqedonisë më 29 maj të vitit 1974,ky institucion ndan mirënjohjen “Objektivi i Artë” punonjësve të filmit,të cilët përmes angazhimit të tyre profesional kanë kontribuar për krijimin,zhvillimin,promovimin dhe popullarizimin e kinematografisë maqedonase.
Kole Manev (1941) – është një nga piktorët më të shquar maqedonas edhe pse pjesën më të madhe të punës gjatë jetës së tij e ka kaluar si një artist i pavarur,për shumë vite ka punuar në projekte televizive dhe të filmit,si regjisor,scenarist dhe autor i filmave dokumentar,në filma televiziv me metrazh të gjatë dhe të tjera.Ka studiuar në Akademinë e Artit Figurativ në Beograd,ndërsa teknikën e pikturës e ka përsosur në Paris dhe teknikën e filmit të animuar në Pragë.Në vitin 2006 ka qenë kryetar i Shoqatës së Artistëve të Atrit Figurativ,dhe është autor i shumë teksteve dhe kolumnave që lidhen me politikat kulturore dhe ndodhitë shoqërore.
Spase Tasev (1945) – ka punuar paralelisht në projekte televizive dhe ato të filmit.Nga viti 1965,hyri në studion e Radio Televizionit të Shkupit (RTVM),fillimisht si ndihmës montazhisti,a pastaj në mënyrë të pavarur si montazhist i programit televiziv.Njëkohësisht punon edhe në projekte të filmit,filmave artistik,dokumentar dhe të animuar,në produkcion të “Vardar film”.Nga Kinoteka informojnë se nëse kushtet e motit nuk lejojnë që ngjarja të mbahet në kinemanë verore,e tërë ngjarja do të zhvillohet në sallën e Kinotekës,në rrugën “Nikolla Rusinski” nr.1 në Shkup.