Ministria e Kulturës në ueb faqen e saj zyrtare e shpalli (në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze) raportin përfundimtar nga Misioni i Këshillit të Europës, i cili përmban përparësitë dhe orientimet për planifikimin strategjik në sferën e kulturës dhe politikave kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Raporti është i punuar në bazë të intervistave të bëra nga një numër i shumtë i veprimtarëve të interesuar nga sfera e kulturës në shtetin tonë (Institucione Nacionale, Institucione Lokale, Qendrat Kulturore të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasada, Delegacioni i Unionit Europian..).
Në dokument, në të cilin është dhënë një pasqyrë e politikës kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë vënë në dukje mungesat dhe drejtimet të cilave duhet tju kushtohet vëmendje e veçantë për tejkalimin e tyre.
Raporti është përgaditur me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, me qëllim që të bëhet shqyrtimi i mudësive të politikave, për koordinim më të mirë të qëllimeve të Ministrisë së Kulturës, për të mbështetur trashëgiminë kulturore të shtetit dhe sektorin e saj kulturor dhe kreativ.
Shqyrtim i politikës kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Cultural Policy Review of the Republic of North Macedonia