Institucioni Nacional Qendra për Kulturë-Manastir së shpejti do të marrë një pamje të re.Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës,së pari filloi zëvendësimi i dritareve të vjetra të shkatëruara,si dhe i dyerve dhe instalimeve të tjera.
Në përputhje me dokumentacionin e projektit të ndërtesës e cila gjendet në qendrën e qytetit,do të zëvendësohen dyert e hyrjes kryesore dhe dyert e dyfishta të hyrjes që shpien drejt sallës së madhe të Qendrës Kulturore të Manastirit dhe sistemin e sigurisë për mbrojtje nga zjari.
Në ndërkohë,nga mjetet vetanake Institucioni Nacional Qendra për Kulturë-Manastir u furnizua me një miksetë të re të dritave,ndërtoi një biletari të re,riparoi sistemin e ngrohjes qendrore dhe u bë ndrimi i dyshemesë,ndërsa me donacionin nga “Euroimazh” u furnizua me 450 syze të reja 3D Dobly.