Ministria e Kulturës,më 14.06.2021 në ueb faqen e regjistrit të vetëm nacional elektrik të rregulloreve të R. së Maqedonisë së Veriut ener.gov.mk, e bashkangjiti tekstin për propozimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta.
Propozim i Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta,është përgaditur me qëllim që të përshkruhet një bazë normative për vendosjen e një modeli efikas për funksionimin e sistemit të menaxhimit kolektivme të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta,i harmonizar me Direktivën 2014/26/EC, për menaxhim kolektiv me të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta dhe licencimin multi-teritorial të veprave muzikore për përdorim në internet.Gjithashtu ndryshimet e Ligjit janë përgaditur në përputhje me Direktivën 2011/77/EU, për ndryshim të Direktivës 2006/116/EU, në kohëzgjatje të mbrojtjes të drejtave të autorit dhe drejtave të përafërta,në lidhje me mbrojtjen e bashkëautorëve të veprave muzikore me tekst,si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes së interpretuesve dhe producentëve fonogramik të performancave muzikore të inçizuara,ndryshe fonogrameve.Njëkohësisht ndryshimet e Ligjit janë përgaditur edhe për futjen e duhur të dispozitave të Direktivës 2012/28/EU,mbi përdorimin e lejuar të veprave jetime,të harmonizuara me Marrveshjen e Marakesh për lehtësimin në qasjen deri tek veprat e publikuara për personat e verbër,të cilët kanë shikim të dëmtuar,ose në mënyra tjera janë të pamundësuar të përdorin materiale të shtypura,si dhe harmonizimin e Ligjit me Ligjin për Kundërvajtje (“Gazeta zyrtare e R. së Maqedonisë” nr 96/19).
Ju ftojmë,mendimet dhe sygjerimet e juaja të Propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe drejtave të përafërta,t’i dorrëzoni deri tek Ministria e Kulturës në afat prej 20 ditëve, në e-mail adresat vijuese: f.gorsovska@kultura.gov.mk, a.stefanoski@kultura.gov.mk dhe në s.spirovska@kultura.gov.mk