Në moshë 82 vjeçe në fshatin Koshtunçi, Serbi vdiq një ndër vokalet më të mëdha të të gjitha kohërave në vend, e madhja e këngës maqedonase, Nina Spirova.
Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime të thella familjes Spirova dhe gjithë publikut muzikor dhe shoqërisë maqedonase, për humbjen e largimit të interpretueses më të mirë me një zë të fuqishëm, e cila la pas një investim të madh në historinë e muzikës maqedonase.
Si vlera të paharruara për kulturën tonë mbesin interpretimet e Spirovës në muzikën zbavitëse ,popullore, dhe muzikën e vjetër qytetare.
Të paharruara janë interpretimet e saja ,, Zoti e vraftë kush filloi i parë”, Zogu më këndon”, ,, Mos e shit Kolo çifligun”, ,,Fat o fati i im” , Perëndo perëndo diell i qartë”, ,, Trego trego e dashura Stano”.
Ajo ka interpretuar dhe regjistruar shumë hite të famshme muzikore nga editorë botërorë dhe ka marrë pjesë në edicionet e para të Festivalit të Shkupit, ka bashkëpunuar me autorët, kompozitorët dhe editorët muzikorë më të njohur maqedonas, përfshirë Dragan Gjakonovski – Shpato, Lubomir Brangjolica, Dimitar Masevski dhe shumë të tjera. Ka regjistruara mbi 80 kompozime vetëm për produksionin muzikor të RTVM, prej të cilave numri më i madh janë hitet: ” Heshtur, hesht”, “Një puthje”, “Liqeni im”, “Fund i largët”, ” Sytë e Pelisterit”, “Në këtë ditë” etj.
Si një ndër evergrinet e përjetshme, të cilat do të mbesin të na shoqërojnë me të kaluarën e mrekullueshme është hiti ,, Një puthje” në shoqërimin e Filarmonisë Maqedonase. Një këngë e përjetshme që mori pjesë në festivalin “Opatija” në vitin 1962 dhe fitoi çmimin e parë.
Nina Spirova ishte një yll i skenës maqedonase dhe jugosllave kurse nga estrada u tërhoq në fillim të viteve 80, duke u bërë pjesë e historisë së muzikës në këtë rajon.
Varrimi i Nina Spirova do të kryhet sot në fshatin Koshtuniçi