Ministrja Stefoska,me delegacionin shtetëror në Romë,nderuan veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirilit dhe Metodit

од admin_kult

“Atë i Shenjtë,asgjë më shumë nuk mund të dëshironim,se sa në këtë ditë madhështore,Ditën e të shenjtëve Kirilit dhe Metodit,të jemi të pranishëm në Vatikan dhe për këtë ju falemnderojmë në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Me këto fjalë,ministrja e kulturës Irena Stefoska iu drejtua Kreut të Kishës Katolike të Romës,Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut,në audiencën e sotme,në nder të Iluministëve Mbarësllav Shën Kirilit dhe Metodit.

Ministrja Stefoska është pjesë e delegacionit shtetëror – kishtar,të udhëhequr nga Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski,të cilët sot dhe nesër do të qëndrojnë në R. e Italisë dhe në Fronin e Shenjtë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”.

Delegacioni vendosi lule në varrin e Shën Kirilit,i cili gjendet në bazilikën e Shën Klimentit në Romë,kishë në të cilën Kirili është bërë murg para vdekjes së tij.

Presidentët e R.së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski dhe të R.së Bullgarisë,Rumen Radev,së bashku me delegacionin shtetëror – kishtar,sot gjithashtu e vizituan edhe bazilikën “Shën Marija Maxhore” në Romë ku së bashku i bënë nderime Shën Kirilir dhe Metodit.Presidentët Pendarovski dhe Radev,u përulën para pllakës përkujtimore në nder të të Shenjtëve Kirilit dhe Metodit dhe nderuan veprën e tyre.

Në këtë kishë,në vitin 867,Papa i atëhershëm Adrian i shpalli shkrimet e vjetra liturgjike të sllavëve të shenjta,dhe ka qenë e kryer liturgjija e parë në gjuhën kishtare sllave në Romë,ndërsa Metodi u shugurua peshkop i Moravës dhe Panonisë.

Të dy presidentët pas përfundimit të ceremonisë,deklaruan se nderimi i përbashkët i Shën Kirilit dhe Metodit në Romë,kontribuon në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besimit të ndërsjelltë midis dy vendeve dhe të dy popujve.

Delegacioni shtetëror – kishtar i udhëhequr nga presidenti Pendarovski,në përbërjen e tij përpos ministres së kulturës Irena Stefoska, janë edhe ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani,drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze Dorijan Sotirovski,Shkëlqesia e Tij,Metropoliti Evropian z.Pimen dhe At Zoran Stojanov famull në Radovë dhe Dekan në Dekanatin e “Shën Kirilit dhe Metodit” pranë Dioqezës Strumicë – Shkup.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе