MBRËMJET STRUGANE TË POEZISË DO TË MBAHEN EDHE NË  KUSHTE TË PANDEMISË

од admin_kult

“Mbrëmjet strugane të poezisë” si një nga festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme të poezisë botërore do të mbahet edhe këtë vit, në terminin e zakonshëm, në fund të gushtit dhe në kushte të pandemisë. Në fazën e përgatitjeve të festivalit, u zhvilluan disa skenarë të mundshëm për mbajtjen e MSP, në varësi nga zhvillimi i situatës me KOVID-19.

Rrethanat aktuale lejojnë që festivali të organizohet me praninë fizike të poetëve vendas, ndërsa pjesëmarrësit e ftuar nga jashtë, për shkak të kufizimeve në lidhje me udhëtimet dhe udhëtimet ajrore, por edhe për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit, do të prezantohet përmes video leximeve, të cilat do të jenë pjesë përbërëse e programit të festivalit.

Video fjalim special si dhe video lexim, përgatiti laureati i këtij viti i MSP-së, poeti izraelit Amir Or, i cili do të jetë i ftuar special në edicionin e ardhshëm jubilar të 60-të të MSP-së në vitin 2021, kur do t’i dorëzohet Kurora e Artë, së bashku me laureatin për vitin 2021.

Programi i festivalit do të zhvillohet në një formë të reduktuar në periudhën nga 28 deri në 30 gusht, por do të  rruaj përmbajtjen e programit të njohur të festivalit. Më shumë se 30 poetë vendas dhe të huaj nga brezi i vjetër por edhe nga brezi i ri do të marrin pjesë në festivalin e leximeve kryesore të festivalit. Pjesë e programit do të jenë pesë kandidatët nga lista e ngushtë për çmimin “Vëllezërit Miladinov” e cila do t`ju ndahet edhe këtë vit për përmbledhjen më të mirë poetike midis dy botimeve të MSP-së, dhe do të përfaqësohen poetë të njohur nga vendi dhe të huaj.

Ekipi kreativ i MSP-së e përgatiti dizajnin e edicionit të këtij viti i cili do të prezantohet në platformat sociale të MSP-së së bashku me njoftimet e pjesëmarrësve.

Në respektim të plotë të protokolleve për organizimin e ngjarjeve në kushte të pandemisë, MSP përgatiti një propozim-protokoll për zhvillimin e festivalit, i cili u miratua nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit, si dhe mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve dhe audiencës, që në rrethana të zakonshme është i pranishëm në një numër shumë të madhë të ngjarjeve kryesore të hapjes dhe mbylljes së Festivalit, këtë vit ka ndryshim në vendndodhjen e mbajtjes së Festivalit, në përputhje me protokollet për organizimin e ngjarjeve në kushte të pandemisë. Alternativa më e përshtatshme për organizimin e programit është tarraca e mbuluar e Hotel Drim, në të cilën zakonisht zhvillohen pjesë nga aktivitetet programore në edicionet e rregullta të MSP-së.

Pjesëmarrja fizike e audiencës do të jetë e kufizuar për shkak të kapacitetit të hapësirës dhe për shkak të protokolleve për mbrojtje, por programi i festivalit, duke filluar nga edicioni i vitit të kaluar, do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar Youtube të MSP-së, kështu që dë të mundësohet ndjekje e plotë nga ana e audiencës më të gjerë.

Qëndrimi i pjesëmarrësve është e rregulluar sipas protokolleve të punës së hotelit në kushte të pandemisë.

Do të sigurohet transporti i organizuar për pjesëmarrësit në rrugën Shkup-Strugë-Shkup, dhe operatori i zgjedhur ekonomik është i obliguar të zbatojë protokollet për transportin e udhëtarëve në kushte të pandemisë.

Në kushte kur shumë festivale të poezisë me famë botërore u anuluan ose u shtynë për shkak të pandemisë me KOVID-19, Mbrëmjet strugane të poezisë do të ruajnë vazhdimësinë e mbajtjes së festivalit, i cili duke filluar nga viti 1961 ka treguar fuqinë e poezisë për të bashkuar botën.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе