Me pemierën digjitale të produksionit më të ri të operës “Karmen”, mbrëmë më 9 maj,filloi edicioni i 48-të i Mbrëmjeve të operës së Majit,të cilat këtë vit gjatë gjithë muajit maj do të shënohen në një mënyrë tjetër – me përzgjedhje të shfaqjeve online.
Nga Opera dhe Baleti Nacional thuhet se në kanalin e tyre zyrtar në youtube do të mund të ndjeken 10-të produksionet e tyre – tetë opera dhe dy balete,të cilat do ti shënojnë Mbrëmjet e operës së Majit.Më 12 maj do të mund të ndjeket shfaqja e baletit “Rajmonda”,më 15 maj shfaqja “Turandot”,më 17 maj shfaqja “Kavaleria Rustikana”, dhe koncerti i operës me rastine e 70 vjetorit të artit të operës .Më 19 maj do të mund të ndjeket koncerti i baletit “Perlat e baletit”,ndërsa më 22 maj opera “Faust”.Më 24 maj,me rastin e festës “Shën Kirili dhe Metodi” do të mund të ndjeket opera “Lidija nga Maqedonia” nga Risto Avramovski.Opera “Adrijana Lekuvreva” do të emitohet me 16 maj,ndërsa opera “Travijata” më 29 maj.Për fund tradicionalisht,pas mbarimit të festivalit,më 31 maj do të emitohet opera “Aida”.
Drejtori i Operës dhe Baletit Nacional Vaso Ristov, theksoi se Mbrëmjet e operës së Majit janë udhëkryq i civilizimit dhe kulturës në mbarë botën.
Të nderuar dashamirë të artit të operës,kolegë artistë dhe bashkëpunëtorë të dashur,publik i nderuar,ju falemnderit që gjatë 47 viteve të mbajtjes së festivalit Mbrëmjet e operës së Majit,çdoherë na keni dhënë mbështetje duke e mbushur sallën tonë me ngrohtësi dhe dashuri.Për fat të keq,pandemia i ndryshoi të gjitha planet të cilat i kishim për edicionin e 48-të të këtij viti të Mbrëmjeve të operës së Majit ,por tani për tani do ti shënojmë me një përzgjedhje online të shfaqjeve gjatë gjithë muajit maj – theksoi Ristovski.
Orari i premierave të planifikuara digjitale mund të ndjeket në web faqen zyrtare të Operës dhe Baletit Nacional,ndërsa egziston mundësia për parapagesë në youtube kanalin zyrtar të institucionit.