Më 12 gusht,filluan gërmimet arkeologjike nënujore në lokalitetin Vërbnik në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit në dalje të Strugës,pranë vendbanimit Kalishtë.
Informacionet e para për lokalitetin janë marrë në vitet e 80-ta të shekullit të kauar,ndërsa gërmimet sistematike arkeologjike nënujore janë kryer vazhdimisht që nga viti 1998.
Më gërmimet e deritanishme është zbuluar një material arkeologjik i luajtur jashtëzakonisht i pasur,i përbërë nga fragmente qeramike,enë të tëra,rrotulla qeramike,pesha rrethore,objekte të ndryshme prej bronzës: byzylykë me skaje të palosura,gjilpëra të dyfishta,tehe të hekurta,grepa e të tjerë.
Hulumtimet e këtij viti kanë për qëllim marrjen e monstrave mbi grumbuj nga pjesët e hulumtuara dhe të dokumentuara më parë të vendbanimit,gjatë periudhës nga gushti deri në shtator të vitit 2021.Deri më tani janë të zbuluara mbi 500 shtylla dhe është dokumentuar një hapësirë prej rreth 500 metra katrorë.Paralel me kërkimet nënujore bëhen edhe përgaditje për analiza dendokronologjike dhe të karbonit,në hapësirat e Muzeut të Shkencave Natyrore “Dr. Nikola Nezlobinski” në Strugë.
Bartës i projektit është IN Muzeu Arkeologjik i R. së Maqedonisë së Veriut,në bashkëpunim me Muzeun Dr. Nikola Nezlobinski,Strugë,dhe Institutin e Shkencave Arkeologjike pranë Universitetit në Bern,Zvicër.