Me shfaqjen “Remi parti” në interpretim të aktorëve nga Teatri i Dramës,mbrëmjen e sotme më 27 shtator,në Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë fillom edicioni i 24-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Ditët e Komedisë”.Në natën e parë të festivalit çmimi “Vasil Iloski” do ti ndahet aktores Stojna Kostovska.
Nga Qendra për Kulturë – Kumanovë,njoftojnë se publiku,edhe përkundër protokolleve të rrepta shëndetësore për shkak të pandemisë aktuale,do të kenë mundësinë të ndjekin komedi nga teatrot në vend dhe nga rajoni.
Ne jemi plotësisht të përgaditur,të gjitha masat epidemiologjike në sallë janë respektuar siç kërkohet nga protokollet aktuale shëndetësore,jemi të sigurtë dhe shpresojmë se edhe këtë vit do të kemi një festival të suksesshëm.Këtë e dëshmuam edhe vitin e kaluar,se mund të organizojmë një festival në rrethana të tilla.Tani kapaciteti i sallës është tridhjetë përqind i mbushur me vende – thotë drejtori i Institucionit,Sasho Todorovski.
Edhe këtë vit Festivali mori mbështetje nga Ministria e Kulturës,nga buxheti i së cilës u ndanë 700.000 denarë,dhe 300.000 denarë nga buxheti i Komunës së Kumanovës.