SFERA International sot,më 21 qershor e hënë,nga ora 19:00 në klubin “Jagoda” në Manastir,organizon ekspozitë në kuadër të “ECHO II: Traditions in Transition”, projekt kulturor evropian i cili ka për qëllim të ftojë artistë të cilët punojnë në fushën e pikturës,skulpturës,dizajnit grafik dhe artizanatit,për të krijuar vepra arti origjinale të frymëzuara nga tradita lokale.
Në kuadër të projektit morën pjesë 4 artistë nga Maqedonia e Veriut,Greqia,Bullgaria dhe Hungaria,të cilët krijuan rezidencë arti në rajonin e Prespës gjatë muajit maj të vitit 2021.Gjatë kohës së qëndrimit janë krijuar vepra të mahnitshme të cilat do të jenë të ekspozuara.
Projekti është i kofinancuar nga programi Evropa Kreative e Komisionit Evropian,Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut,si dhe nga partnerët lokalë: Grafoprom,MZT Inzenering,SN Kompani sigurimi,Sindikatës së ESM-së dhe Sinpeks.