Në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga sot për vizitorët është e hapur ekspozita ,,Pasuria kulturore në vulat e Postës së Maqedonisë”. Ekspozita është në nder të Ditës Botërore të Postës.
Me ekspozitën shënohet formimi i Unionit Botëror të postave me 9 tetor të vitit 1974, me qëllim të vetëm të rritet ndërgjegjja e publikut për rolin e postave në jetën e përditshme të njerëzve.
Në njëzet bilborde, në ekspozitë prezantohen qindra pulla të lëshuara në raste të ndryshme duke filluar nga shfaqja e drugdhendjes në manastirin ,,Shën Jovan Bigorski”, kryqi i ikonostasit të Pollogut, ikonat dhe afreske nga vendi, si dhe shfaqjet në objektet fetare të arkitekturës krishtere dhe islame. Ekspozita, siç përmendet, tregon qartë se ky vend ka për çfarë të krenohet dhe kështu jep një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kulturës evropiane dhe botërore.
Ekspozita e vendosur në Muze realizohet si bashkëpunim i Muzeut të Republikës së Maqedonisë dhe Asociacioni për Kulturë IKON, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Postës së Maqedonisë.