Një ekspozitë retrospektive e autorit PavleKuzmanoski sonte do të hapet në Çifte Hamam. Nga Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se hapja oficiale e ekspozitës është caktuar në ora 18:30 me respektimin e protokolleve për distancë fizike. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 23 tetor. Kurator i projektit është LupçoMallenkov, përgjegjës i lartë në Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kuzmanoski deri më tani ka organizuar 53 ekspozita arti në vend dhe jashtë vendit si në Paris, Berlin, Nirnberg, Vijenë etj. Ka marrë pjesë në më shumë se 250 ekspozita grupore në vend dhe jashtë vendit.