Në sallën e ekspozitës të Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë,sot më 10 qershor me fillim në ora 19:00,do të prezantohet edicioni i më i ri i manifestimit tradicional të artit figurativ “Autodidaktët 2021”.
Nga Qendra për Kulturë e Kumanovës,informojnë se në konkursin e hapur i cili ishte i shpallur në maj,kanë aplikuar njëzetë autore me më shumë punime të tyre,por komisioni i ekspertëve i Qendrës për Kulturë zgjodhi 18 autorë të cilët do të prezantohen me dyzetë vepra – piktura,vizatime dhe skulptura.Ata gjithashtu shtuan se iniciativa për prezantimin e organizuar të artistëve jo-akademik është shfaqur në fund të viteve të nëntëdhjeta,ndërsa në Qendrën për Kulturë ekspozita e parë e këtij lloji u realizua në të largtën e vitit 1991.
“Interesimi për pjesëmarrje në këtë ekspozitë është i madh sepse paraqet mundësi për prezentim të artistëve jo-akademik para publikut më të gjërë që është rregullisht i pranishëm në këtë manifestim në sallën e ekspozitës,për shkak se bëhet fjalë për punime të prodhuar nga qytetarët e komunës”,theksojnë nga Qendra për Kulturë e Kumanovës.Ekspozita do të jetë jetë e hapur për vizitorët deri më 24 qershor.