Nga sot deri të enjten, 19-22 tetor, do të mbahet manifestimi ,,Ditët e hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase “KrsteMisirkov”.
Në kuadër të këtij manifestimi do të shënohet 75 vjet nga zyrtarizmi i gjuhës bashkëkohore maqedonase, alfabetit dhe drejtshkrimit dhe do të promovohen botimet më të reja të Institutit. Gjithashtu në amfiteatrin e Institutit do të promovohen librat: ,,KrstePetkovMisirkov- guri i tokës maqedonase “ nga gazetari i Radios Maqedonase- Radio-Shkupi StevoStamenov dhe ,,Gjuhëtar maqedonas” nga IvanGligorovski.
Në hapjen e manifestimit të sotëm është lajmëruar se do të merr fjalë drejtoresha e Institutit Elena Jovanova –Grujovska, rektori i universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” NikollaJankullovski dhe kryetari i shtetit Stevopendarovski.
Të martën dhe të mërkurën, me rastin e ditëve të hapura të Institutit, do të hapet konferenca Shkencore Ndërkombëtare ,,Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore (në vend dhe jashtë)”, ku fjalim përshëndetës do të kenë drejtoresha Jovana-Grujovska, Kryetare e këshillit organizativ ndërkombëtar të Konferencës LidijaTaturovska dhe kryeministri ZoranZaev.
Të enjten do të shfaqet një video përshëndetje nga stafi shkencor të Institutit të Gjuhës Maqedonase ,,KrsteMisirkov”.