Këtë verë,lokaliteti artkeologjik “Stobi” është një punëtori e madhe,ku realizohen një pjesë e madhe e 17-të projekteve të miratuara,dhe atë në fushën e: mbrojtjes së trashëgimisë kulturore,si dhe projekte nga veprimtaria e artit figurativ,muzeut dhe botimit.Përpos këtyre projekteve të cilat financohen nga Ministria e Kulturës,janë edhe tre projekte ndërkombëtare,ndërsa njëri është i përbashkët me Kilkis nga Greqia,me fonde nga Bashkimi Evropjan,me të cilat lokaliteti deri në fund të vitit të ardhshëm duhet të ketë një muze dhe një vend ku vizitorët mund të pushojnë.Në të njëjtën kohë punohet edhe në murin jugor,i vetmi që nuk është konservuar deri më tani dhe portën e jugut.
Këtë verë,pas një viti pauzë,për shkak të pandemisë së koronës dhe mbylljes së kufijve,lokaliteti është vizituar nga turistë të huaj,në mes të cilëve të shumtë janë vizitorë nga Serbia,Italia dhe Franca.