Me projektin “I madhi Çajkovski”, Opera dhe Baleti Nacional do të hapë në mënyrë solemne edicionin e 61-të, të Festivalit “Vera e Ohrit”,më 12 korrik në Teatrin Antik.Projekti spektakular është i përbërë nga baleti trilogjik “Liqeni i mjellmave”, “Arrëthyesja” dhe “Bukuroshja e fjetur”,si dhe pjesë nga baleti “Ana Karenina” dhe opera “Eugenie Onegin”. Do të jenë pjesëmarrës mbi 90 artistë,ndërsa dirigjent është Bisera Çadlovska.
Drejtoresha e Institutit Nacional “Vera e Ohrit” Natasha Popoviq,në konferencën e sotme për shtyp,theksoi se këtë vit,pavarësisht se ende zgjat kriza shëndetësore,festivali do të zhvillohet në terminin standard të festivalit,prej 12 korrikut deri më 20 gusht.
Do të performojnë rreth 500 artistë nga 18-të vende: nga Serbia, Holanda, Sllovenia, Rusia, Bullgaria, Kosova, Gjermania, Kroacia, Turqia, Franca, Italia, Republika Çeke, Greqia, Mali i Zi,Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,si dhe artistë nga Maqedonia e Veriut,theksoi Popoviq.
Ajo shtoi se,përpos emrave botërorë,përparësi në programin e këtij viti kanë artistët maqedonas,të cilët kanë famë botërore,orkestrat tona nacionale dhe shtëpitë teatrale.
Nga “Vera e Ohrit” njoftuan se koncerti “Tanec dhe Lado nën yje” të Institutit Nacional Ansambli për këngë dhe valle popullore “Tanec” nga Maqedonia dhe Ansambli i këngëve popullore kroate dhe valleve “Lado” nga Kroacia,i cili është në program më 28 korrik në Tatrin Antik,do të jetë me karakter humanitar.Të ardhurat nga biletat do të dhurohen për shëndetësinë.
Me këtë do të tregojmë se të gjithë jemi së bashku,të bashkuar në luftën kundër korona virusit,por gjithashtu do të shprehim mirrënjohje për gjithçka që po bëjnë personeli mjekësor, njoftoi Popoviç.
Përzgjedhësja e programit muzikor,Danica Stojanova,njoftoi se në këtë pjesë të programit këtë vit do të ketë 34 koncerte,me artistë të shquar,dy prej të cilave do të zhvillohen në kuadër të “Of programit”.
Ajo shtoi se këtë vit janë të ftuar,më të mirrët dhe më guximtarët,të cilët do të arrijnë nga më shumë pjesë të botës,me një mision të vetëm – për të shpëtuar artin dhe kulturën,dhe për të festuar atë në këtë kohë të çuditshme.
Programi dramatik i festivalit,këtë vit do të sjellë mbi njëqind punonjës të teatrit,të cilët do të ofrojnë një program cilësor dhe tërheqës,njoftoi përzgjedhësi i programit të dramës të “Vera e Ohrit” Aleksandar Popovski.
Këtë vit programi është i përbërë nga ajo që produksioni vendor arriti të krijojë në këto kushte specifike,në të cilat duhej të punonin teatrot,si dhe nga dy shtëpitë më të mëdha teatrore nga Serbia,Teatri Kombëtar Serb nga Novi Sadi dhe Teatri i Dramës Jugosllave nga Beogradi.Jam plotësisht i vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi dhe dallimi ndërmjet dëshirave dhe asaj që është reale.Mendoj se duhet të kremtojmë çdo fjalë të thënë nga skenat,çdo gjest,çdo duartrokitje.Mendoj se nëse ka diqka që mund të mësohet nga kjo situatë,është se sa e rëndësishme është ajo që bëjmë dhe sa fort duhet ta rruajmë atë që ne e quajmë teatër,theksoi Popovski.
“Vera e Ohrit” zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të R. së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovskit,ndërsa është e mbështetur nga Qeveria dhe Ministria e Kulturës.
Festivali edhe këtë vit,do të zhvillohet nën masat mbrojtëse rigoroze,me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë të R. së Maqedonisë së Veriut.