Në Operën dhe Baletin Nacional, sot (9 dhjetor),me fillim në ora 20 tenori i njohur maqedonas Bllagoj Nacoski do të mban një koncert të titulluar ,,Qëndisje”. Nacoski do të shoqërohet nga orkestra ,,Profundis”, ku dirigjent i koncertit është Gjurgjica Dashiq.
Në program janë vepra të kompozitorëve maqedonas ,,Lenka” nga Zhivko Firfov, ,,Marika një vajzë e bukur”-homazhe për P.I.Çajkovski-Tomisllav Zografski, ,, Svita” për orkestër me harqe nga Stojan Stojkov, ,,Lutje”-Todor Skallovski,-,,Lule”-Bllagoj Canev, ,,Ditë” të Aleksandar Xhambazov, ,,Raspevi” për orkestër me harqe-Goce Kollarovski, ,,Pulëbardha ime”-Trajko Prokopiev, si dhe ,, Ëndërr” të Dino Imeri e shkruar special për Bllagoja Nacoski. Kompozimet e shumta janë të ndërthura me vargje nga shkrimtarët maqedonas Bllazhe Koneski, Koço Racin, Sllavko Janevski, Aco Shopov, Vllado Malleski.
Nga ora 19 do të hapet ekspozita e portreteve akuarele nga kompozitorë të gjallë maqedonas. Në ekspozitë, gjithashtu e titulluar si ,,Qëndisje”, Snezhana Mellnik, artisti nga Ukraina, do ti paraqes personazhet e atyre që shkruajnë historinë e muzikës maqedonase në këtë moment. Ngjarja është pjesë e Ditëve të 43 të muzikës maqedonase, e organizuar nga Shoqata e Kompozitorëve të Maqedonisë-SHKM në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtje nga kovid 19. Hyrja është falas.