Filmi i metrazhit të shkurtër “Poli i veriut” i regjisores Marija Apçevska fitoi Çmimin e madh në edicionin e 63-të të Festivalit Internacional të Filmit dokumentar dhe të shkurtë “Zinebi” në Bilbao,Spanjë.
Me këtë fitore në festivalin prestigjioz të filmit “Poli i veriut” automatikisht kualifikohet kandidat për çmimin Oskar,dhe zyrtarisht nominimet për “Statuja e Artë” do të shpallen më 8 shkurt të vitit të ardhshëm.Gjithashtu,pas fitores në festivalin në Bilbao, ”Poli i veriut” është në rrethin më të ngushtë edhe për Çmimet Evropiane të Filmit për vitin 2022,të cilat ndahen nga Akademia Evropiane e Filmit (EFA).
Rolet kryesore në “Polin e veriut” i luajnë Antonija Belazelkoska dhe Luka Mitev.Filmi është në produksion të “Kino Oko”, në koproduksion me “Servia Film” nga Serbia dhe “Produksioni Tivoli” nga Hungaria,me mbështetje financiare nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë .
“Poli i veriut” është filmi i tretë i mertrazhit të shkurtë nga Marija Apçevska pas “Bardo” (2012) dhe “Ambi”(2017).