Ministrja e Kulturës vizitoi Tetarin e Dramës në Shkup,institucion i cili sot shënon 75 viti nga ekzistimi i tij.
“Kam ardhur personalisht që t’ua uroj jubileun dhe t’u jap mirrënjohje dhe respekt të gjithë aktorëve, regjisorëve, skenografëve, kostumografëve dhe të gjithë atyre që e ndërtuan,e rindërtuan dhe mirëmbajtën artin teatral dhe nga ky objekt krijuan një Tempull. Sepse ky nuk është një objekt i zakonshëm në Shkup, në Karposh.
Ky është Teatri ynë.Gëzuar 75 vjetorin e themelimit të tij. Më gëzon fakti që edhe në këto kushte të padurueshme pandemie, kur teatrot, por edhe e gjithë kultura duhet të funksionojnë sipas protokolleve shëndetësore, dhe jo sipas repertoareve të tyre,punonjësit janë angazhuar për përmirësimin e kushteve në vetë Teatrin e Dramës.Jam me plot shpresë dhe me padurim pres që duartrokitja ti kthehet artit”,deklaroi ministrja Stefoska.