Pas një pauze prej një viti për shkak të pandemisë së KOVOD-19,në Galiçnik mbrëmjen e djeshme dhe sot u zhvillua manifestimi tradicional “Dasma e Galiçnikut”,në të cilën sipas zakoneve të vjetra të Galiçnikut,këtë vit u martuan çifti i ri Katerina Ilievska dhe Filip Bundeski.
Në zhvillimin tradicional të dasmës më të njohur maqedonase,e cila me shekuj në ditën e Shën Pjetrit i ka mbledhur gurbetçarët në vendlindje,midis pjesëmarrësve të shumtë sot në Galiçnik ishin të pranishëm edhe Presidenti i R. së Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski,manifestim i cili është nën patronazhin e tij,si dhe ministrja e kulturës,Irena Stefoska.
Edicioni i 47-të i “Dasmës së Galiçnikut”,filloi me performancën e zakoneve dhe ritualeve tradicionale,me vallet: “Vjehrra”,”E vështira” dhe “E nusërisë”,ndërsa vazhdon me dasmën e sotme të të posamartuarve në kishën “Shën Pjetri dhe Pavle”.
Presidenti Pendarovski dhe ministrja Stefoska,pas aktit të martesës,iu dhuruan të posamartuarve dhurata të përshtatshme me shfaqje të trashëgimisë së pasur kulturore.
Në kuadër të dasmës,u realizuan disa ngjarje muzikore,koncerte të grupit “Lubojna”,”Ajo është Ajo”,dhe “BendOff”.
Me “Dasmën e Galiçnikut”,në mënyrë zyrtare filloi edicioni i këtij viti i “Verës kulturore të Galiçnikut”,dhe më pas Kolonia e Artit e Galiçnikut,Kolonia Letrare e Galiçnikut,kremtimi i festave kishtare “Shën e Premtja”, dhe “Shpërfytyrimi”,si dhe “Festivali i Filmit të Galiçnikut”,në periudhën prej 5 deri më 8 gusht,i cili do të mbahet për të parën herë.