Në Parkun e Qytetit më 26 korrik me fillim në ora 21:00,do të zhvillohet koncerti “Filharmonia në ambient të hapur”.Këtë vit koncerti i përkushtohet muzikës të një prej grupeve më të rëndësishme maqedonase “Arhangel” – në orkestrim origjinal dhe autentik nga Xhijan Emin.Publiku do të ketë mundësinë të jashtëzakonshme,për ti dëgjuar këngët e përjetshme të këtij kult grupi maqedonas me të cilin u rritën shumë gjenerata.
Orkestrimi i Eminit ndjek komponentët autoriale të këngëve,por orkestrimi është pëotësisht autorial dhe origjinal.
Xhijan Emin është dirigjenti i këtij koncerti,ndërsa me orkestrën do të performojë edhe frontmeni i grupit “Arhangel” – Risto Vrtev.