Instituti për mbrojtje të përmendoreve dhe muzeut në qytetin e Shtipit, këtë vit nga Programa vjetore e Ministrisë së Kulturës fitoi më shumë projekte, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i referohen hulumtimeve në lokalitetin “Bargala”.
Këtë vit në “Bargala” do të realizohen në tërësi bedemet rreth lokalitetit arkeologjik, të cilat së pari duhet të hulumtohen ndërsa pastaj të bëhet projekti për konservim.
Do të realizohet edhe faza përfundimtare e projektit të kishës “Shën e Premtja” në Novo Sellë, ndërsa arkeologët do të hulumtojnë dhe në lokalitetet tek liqeni Mantovë në Pilav Tepe.
Këtë vit për herë të parë duhet të organizohet një koloni të arteve, në të cilën do të shfaqet trashëgimia kulturore e kësaj rrethine nëpërmjet veprimtarisë së artit.
Projektet të cilan janë të miratuara për këtë Institucion Nacional do të kushtojnë rreth katër milion e gjysmë denarë.