“Lexo Maqedoninë!” është titulli i manifestimit i cili do të zhvillohet në Moskvë,Federatën Ruse,prej sot deri më 14 Prill si pjesë e Ditëve të Librit të Maqedonisë.Projekti është nën organizim të Olga Pankina maqedoniste dhe përkthyese nga Rusia,si dhe nën mbështetjen e Ministrisë të Kulturës.
Ministrisë të Kulturës.
Në kuadër të projektit “Lexo Maqedoninë!”, me rastin e 100 vjetorit të lindjes të aktivistit tëmadh kulturor maqedonas Blazhe Koneski,në Shtëpinë e Nacionalitetit në Moskvë do të zhvillohet promovimi i librit “Letër,Poezia e Blazhe Koneskit në gjuhën ruse” dhe do të bëhet shpallja e përmbledhjes së re të poezive “100 këngët e Blazhe Koneskit të përkthyera në gjuhën ruse”.
Përpos veprave të Blazhe koneskit të përkthyera në gjuhën ruse,do të prezentohen edhe botimet më të reja të librave nga autorë maqedonas të përkthyera në gjuhën ruse në Qendrën e Librit “Rudomino”nga shtëpia botuese “U Nikitskih vorot”.
Qendra për Kultura Sllave pranë Bibliotekës Shtetërore Ruse për literaturë të huaj,do të organizojë një tubim kushtuar krijimtarisë të Blazhe Koneskit,në të cilën do të marin pjesë përkthyes,kritikë letrar,sllavistë,shkrimtarë dhe gazetarë.Në tubim do të shkëmbehen mendime në lidhje me përkthimin e veprave letrare nga dhe në gjuhët sllave me qëllim për të bërë tërheqjen e përkthyesve të rinj.
Qëllimi i këtij projekti është të ngrit interesin për literaturën maqedonase tek lexuesit dhe botuesit në Federatën Ruse.
Olga Pankina për përkthimin dhe popullarizimin e literaturës maqedonase në Federatën Ruse,në vitin 2020 e fitoi çmimin letrarë “Jugra” si dhe çmimin “Diploma e Artë” për përkthimin e librit me poezi “Këngëtarë në kullë” nga poeti maqedonas,shkrimtar i tregimeve dhe romaneve Vlada Urosheviq,fitues i çmimit “Kalorësi i artë” në Forumin Letrar Pyatigorsk në vitin 2018.