Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot qëndroi në vizitë pune në institucionet e fushës së kulturës në Shtip dhe Vinic.

Në Kuadër të vizitës në Shtip, dhe me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Institucionit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu – Shtip, ministrja Stefoska  mori fjalë në hapjen e ekspozitës së kombinuar në dy projekte: ,, Rezultate të hulumtimeve të mbrojtjes arkeologjike 2017-2018 (lokaliteti Vrçva, Marçov, Topllniçka Reka, Kanli Çair, Bojkovci, Pilav Tepe)” dhe ,,Gruaja kujdestare dhe bartëse e traditës-punë dore”.

Para të pranishmëve në fjalimin e saj Stefoska tha se kjo iniciativë për shtatë dekada është mbrojtës dhe promotor i trashëgimisë kulturore të qytetit, Shtipit dhe rrethinës së saj, kurse ekspozita që sot shënohet jubileu i Institutit pasqyron spektrin e gjer të trashëgimisë tonë kulturore duke u lidhur  me traditën personale.

,,Nga Barutnica deri te Galeria e ikonave në ,,Shën Nikollë”, përmes nëntë mijë artikujve të inventarit, Instituti dhe Muzeu-Shtip e kultivon atë që me shekuj paraardhësit tanë e kanë ndërtuar ne do ta plotësojmë ndërtimin dhe gjeneratat e ardhshme do ta ngrisinë atë.

Themelet e ardhmërisë gjenden në lokalitetin arkeologjik, në kalatë mesjetare dhe bazilika, në karavan-sarajet e perandorisë osmane dhe hamame, në momumentet e LNÇ” tha Stefoska.

Në kuadër të ekspozitës e cila u zhvillua në kushte specifike, për shkak pandemisë së Kovid 19, përveç fushës së etnologjisë dhe arkeologjisë janë prezantuar eksponate nga historia dhe veprimtaria e artit.

Ministrja Stefoska në Shtip realizoi takim me drejtorin Mitko Shterjov nga Instituti për Mbrojtje të Monumenteve  të Kulturës dhe Muze Shtip, Kata Misheva nga Qendra për Kulturë ,,Aco Shopov” dhe Zoran Kostovski k.d. drejtor i bibliotekës ,,Goce Dellçev”. Në takim ku morën pjesë edhe deputeti Sasho Nikollov dhe Biljana Kazanxhiska  nga Vetëqeverisja Lokale, u bisedua për problemet aktuale të  personelit dhe infrastrukturës si dhe për avancimin dhe zhvillimin e kulturës në këtë qytet, dhe u prezantua  edhe projekti për restaurimin e monumenteve nga LNÇ të këtij rajoni, përgatitur nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut-Shtip, i cili do të realizohet përmes Vetëqeverisjes Lokale.

Gjatë kohës së vizitës në Vinic, Stefoska realizoi takim me Kryetarin e Komunës Ivica Dimitrov ku morën pjesë edhe drejtorët e Pallatit të Kulturës ,,Tosho Arsov”, Jovica Iliev dhe drejtori i muzeut të ,,Muzeu Terakota”, Zllatko Kostadinovski. Në takim ministrja Stefoska tregoi interes të veçantë për projektin ,, Modelim tre-dimenzional në pesë lokalitete arkeologjike të periudhës romake në Republikën e Maqedonisë së Veriut” të Hristijan Talevski, nga Instituti i kulturës së sllavishtes së vjetër.

Bëhet fjalë për projekt i përkrahur nga Ministria e Kulturës, i cili zhvillon modelimin tre-dimensional të trashëgimisë kulturore të pa luajtshme me shërbimin e teknologjisë kompjuterike. Realizimi i projektit është në fazë përfundimtare, kurse modelimi tash më ka përfunduar në lokalitetet Herakleja Linkestis dhe Kalaja e Vinicës. Ideja është që kjo metodë e dokumentimit, monitorimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore të gjej zbatim nga më shumë Institucione nga fusha e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.