Tre çmime të reja për filmin artistik ,,Gjyshi dhe nipi”

од admin_kult

Dy mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në botën e filmit( Outstanding contribution to the world of Cinema) i mori regjisoriIlija Piperkovski për filmin e tij më të ri ,,Gjyshi dhe nipi” nga Festivali Dimenzioni i katërt festivali i filmit të pavarur (4-th Dimension Independent Film Festival dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tagore(TIFF -TagoreInternational Film Festival) në kategorinë e filmave më të mirë  artistik narrativë.

Këto histori e bëjnë botën një vend më të bukur për të jetuar, thonë nga festivali.

Çmimi vjen në një kohë kur me premierën  e festivalit të Filmit Ndërkombëtar ,,Prifest” 2020 në Prishtinë, dhe zyrtarisht fillon promovimi botëror i filmit  të parë artistik me metrazh të gjatë të regjisorit dhe skenaristit Piperkovski. Për herë të dytë, çmimin për drejtor më të mirë të fotografisë-kinematografer e mori Patru Pauneski, pikërisht për filmin ,,Gjyshi dhe nipi” në çmimet e kinematografisë evropiane.

Rolet kryesore në film i luajnë Salaetin Bilal, Dejan Liliq, Daniella Ivanovska, Bllagoj Veselinov, Goran Stojanoski e tje. Filmi

Pas produksionit të filmit qëndron Pandora boks (Pandora’s Box),produksion nga Ohri në bashkëpunim të Drimfektori (Dream Factory) nga Shkupi dhe Elien  film ( Alien Film) nga Rumania.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе